Emra fëmijësh që janë të ndaluar me ligj


Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe pjesa më e bukur e kësaj periudhe është zgjedhja e emrit. Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe hartojnë lista të pafundme emrash.

Sipas sociologëve emrat dhe vendosja e tyre është një proces që lidhet me kulturën, traditën dhe identitetin personal të gjithsecilit prej nesh. Nëse mendoni se keni zgjedhur emrin perfekt për të porsalindurin tuaj, mund të përballeni në sportelet e gjendjes civile me pamundësinë e të regjistruarit të tij.

Shteti shqiptar ka hartuar një listë me 62 emra, të cilët janë të ndaluar të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile për shkak të karakterit të tyre të pavend. Emrat e ndaluar nuk janë gjetje shqiptare,përkundrazi edhe në vende të tjera të botës ekzistojnë lista me emra të papërshtatshëm, si në Rumani, Zelandë e Re, SHBA etj.

Emrat e ndaluar në Shqipëri janë: Ankim, Arançatë, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë, Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallatë, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Përshëndetje, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë, Keqan, Keqe, Kralicë,Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjaft, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate, Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Zhenaze dhe Zehere.

Baby Boo