Emocionuese:Lideri i BDI-së Ali Ahmeti shpërndan një video me rrëfimin e ish ushtarit Ilir Morina (VIDEO)


Lideri i BDI -së Ali Ahmeti ka ndarë disa momente shumë emocionuese përmes një postimi në rrjetin social Facebook,që ka të bëjë me rrëfimin e një ish luftëtari të lirisë Ilir Morina informon Tetovasot.Ai ishte shumë i ri ,më saktë vetëm 17 vjeç kur ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Iliri rrëfen ngjarje të rralla të atij momenti të madh për shqiptarët që luftonin për lirinë e tyre.

Me këtë rast kreu i BDI-së Ali Ahmeti ,njëri ndër figurat më të mëdha të këtyre momenteve historike për shqiptarët thotë se Ilir Morina ishte 17 vjeç kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Moshë e re, por shtypja që po i bëhej popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit e kishte pjekur atë para kohe përcjellë TetovaSot.Iliri në rrëfimin e tij tregon ngjarje rrënqethëse duke parë ne sytë e tij fëmijë, gra dhe pleq të masakruar e të djegur.

Ky është postimi i plotë i z.Ali Ahmeti:

LIRIA KA EMËR: Ilir Morina ishte 17 vjeç kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Moshë e re, por shtypja që po i bëhej popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit e kishte pjekur atë para kohe. Mes lotësh, tregon momentet e rënda të humbjes së shokëve dhe forcën e madhe që djemtë dhe vajzat e Kosovës kishin për të vazhduar tutje. Ai pa me sytë e tij fëmijë, gra dhe pleq të masakruar e të djegur. “Ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim për të vërtetën e Kosovës. #LiriaKaEmer LIRIA KA EMER.

Baby Boo