EMOCIONUES/ Italiani i prekur e mes lotësh interpreton me instrument muzikor Himnin e Shqipërisë


Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një qytetari italian që interpreton me instrument muzikor himnin e Shqipërisë nga ballkoni i tij, në shenjë falenderimi për mjekët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar homologët e tyre.

“Jam drithëruar fort”, shkruan ndër të tjera Rama, ndërsa thotë se është i bindur se shqiptarët do ta shpërndajnë këtë video si një shenjë falenderimi ndaj këtij zotërie fisnik.

Qytetari italian ka falenderuar edhe Kryeministrin Rama, duke u shprehur se “një vend i vogël si Shqipëria, që s’ka para për të humbur, bën këtë gjest, si dhe “falenderoj vëllezërit shqiptarë, që nuk janë as në BE”.

Përpara se të fillojë të interpretojë me mjeshtëri himnin tonë kombëtar, ai flet edhe pak shqip, duke cituar fjalët “Himni Kombëtar”.

” Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik”, shprehet Rama në statusin e tij.

Baby Boo