Kosovarja rrëfen për tmerrin e COVID: Më ka humbur përjetësisht nuhatja


Edona Deva, mjeke nga Prishtina, ka rrëfyer për problemet shëndetësore që ia ka shkaktuar COVID-19.
Ajo ka treguar se gjatë tetorit të vitit të kaluar ishte infektuar me këtë virus, i cili ia ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore edhe pas shërimit.
Për shkak të infektimit me koronavirus, Deva thotë se ka humbur përgjithmonë nuhatjen.

Ajo thekson se dy javë pas shërimit nuk ka mundur t’i bëj as 15 hapa.
“Unë kam probleme me hipertension, kam përkeqësim të sëmundjeve që i kam dhe ajo që ndoshta është më e keqja është ankthi i cili vazhdon të jetë aty, si dhe pagjumësia. Pas sëmundjes ka qenë shumë e vështirë të eci. Ajo lodhja që akoma është prezente, nuk ju lejon që t’i bëni më shumë se 15 hapa”, ka deklaruar ajo në KTV.

Deva ka thënë se suksesi më i madh i saj gjatë infektimit me koronavirus ka qenë mosbartja e tij te ndonjë person tjetër.
“Unë kam qenë e infektuar me SARS-CoV-2 në muajin tetor të vitit të kaluar. Pas dy jave u testova dhe dola negative, që do të thotë që ishte një e shkuar por me një kujdes të veçantë edhe pasI rezultova negativ, sepse e dija nga literatura që mund të vazhdosh të jetë person që mund ta transmetosh përkundër faktit që je negativ. Suksesi më i madh i imi gjatë përjetimit të sëmundjes ka qenë se nuk e kam bartur te askush”, ka treguar ajo.

Baby Boo