Elon Musk: Starlink tani i qasshëm edhe në Shqipëri


Rrjeti i zhvilluar satelitor për internet “Starlink” tani në dispozicion dhe në Shqipëri.

Lajmi është bërë me i ditur nga Elon Musk, përmes një postimi në llogarinë X.

Çka është Starlink?

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.

Musk fillimisht kishte shprehur interesin e tij për ndërtimin e një ‘konstelacioni’ satelitor në vitin 2014.

Në atë kohë, sipërmarrja quhej WorldVu, por miliarderi hoqi dorë për ta krijuar sipërmarrjen tjetër të një sistemi interneti satelitor përmes SpaceX dhe paraqiti një kërkesë në Komisionin Federal të Komunikimeve në vitin 2016 duke e emëruar shërbimin “Starlink”.

Starlink është një përpjekje ambicioze për të sjellë internet me shpejtësi të lartë dhe me kosto të ulët, për këdo në botë.

Baby Boo