Vullnet Murseli takon pensionistët: “Në qeverisjen time do të kenë përkujdesje meritore”


Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli gjatë ditës së sotme ka takuar antarët e Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.
Ai ka thënë se ata ia kanë kushtuar tërë jetën Tetovës dhe sado që mundohemi për ta asnjëherë nuk mund të barasvlerësohet me kontributin e tyre.

Ai ka vizituar anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve ku ata e kalojnë kohën.
“Sot takova anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve ku bashkëbiseduam për shumë gjëra që kanë të bëjnë me ta. Ata janë, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit, tanë, meritojnë vëmendjen dhe kujdesin më të madh. Falemnderit për gjithçka që keni bërë për ne”, tha kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli.

Baby Boo