Elon Musk: “Jemi duke tentuar të bëjmë robota që zëvendësojnë njerëzit në punë”


Robotët që zëvendësojnë njerëzit si fuqi punëtore nuk janë më një fantazi.
Numri 1 i kompanisë “Tesla”, Elon Musk zbuloi në Tesla AI Day se përveç zhvillimit të makinave elektrike dhe energjisë diellore, ata tani po punojnë në ndërtimin e një roboti që së shpejti do të zëvendësojë njerëzit.

“Tesla në thelb po bëhet një kompani robotike falë gjithë punës së saj me inteligjencë artificiale dhe makina plotësisht vetë-drejtuese”, tha Musk ndër të tjera.

Baby Boo