Elezi: Janë siguruar 8 milionë euro mjete përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale


Komunat prej sot do të mund të aplikojnë për projekte të reja kapitale për 8 milionë euro mjete përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale. Ministria e financave shpalli thirrje publike për ndarjen e transhës së parë nga projekti të cilin e implementon në bashkëpunim me Bankën botërore njohtoi zëvendës ministër i financave Shiret Elezi.

Me këto 8 milionë euro komunat do të mund të financojnë projekte si ndërtimin dhe rekonstruimin e sistemit ujësjellës, kanalizim dhe përçuarje të ujërave fekale, infrastrukturë rrugore lokale, efikasitet energjetik, ndërtim të çerdheve për fëmijët, tregje të gjelbërta, infrastrukturë në zonat industriale dhe projekte të ngjajshme. Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, po përpiqemi që njëherë qytetarët të fitojnë shërbime më të mira komunale dhe dy të zhvillohet ekonomia lokale.

Mijëra qytetarë të Maqedonisë fitojnë shërbime më të mira nga komuna e tyre falë këtij projekti. Në vit, ato janë rreth 10 kilometra rrugë të reja ose të rekonstuara lokale, rrjet i ujëssjellësve të ndërtuara ose të rikonstuara, shtrate të lumenjve të rikonstuara, çerdhe, shtëpi të kulturës, ndërtesa administrative komunale etj. Këto janë projekte reale, me vlera reale për qytetarët.

Vetëm nëpërmjet këtij projekti, në nivel vjetor, nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018 janë realizuar 72 projekte kapitale në komuna.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale e implementon Ministria e financave. Ai është i mbështetur nga Banka Botërore me vlerë të përgjithsme prej 81,1 milion euro dhe IPA grant mjete për zhvillim rural nga UE në vlerë prej 14,6 milion euro. Qëllimi i projektit përmes përmirësimit të shërbimeve komunal është edhe përforcimi i kapaciteteve të administratës komunale për implementimin e projekteve./PC

Baby Boo