Elezi: 300 milion denarë investime në Strugë


Në fshatin Fërgovë të Strugës ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit e në këtë drejtim do të përmirësohet kualiteti i jetës për rreth dy mijë banorë të këtij fshati. Gjithë shuma e kësaj marrëveshje është 16.8 milion denarë prej të cilave 14.2 milion denarë kemi siguruar nga BE, derisa 2.5 milion janë siguruar nga vet komuna, kështu ka informuar zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi e cila sot ka promovuar fillimin e punimeve në Strugë.

Ndërkohë që kryetari i komunës Ramis Merko ka thënë se ky projekt është pjesë e kolektorit perendimorë për mbrojtjen e liqenit të Ohrit.

Mjetet janë siguruar përmes projektit nga Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Baby Boo