Ekzekutoi 65 vjeçarin, i mituri hakmerret për të atin e vr*arë në 2009-n!

A "Police Line Do Not Cross" caution tape with a police car/police sirens in the background.

Një vrasje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në qendër të fshatit Manati të Lezhës.
Një 65 vjeçar i identifikuar si Lekë Lekgjonaj u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një 17 vjeçar, i cili pas krimit të rëndë është arrestuar nga policia.

Sipas policisë vrasja ka motive hakmarrjeje. Mësohet se 17-vjeçarit i kanë vrarë të atin në vitin 2009, dhe vrasja është bërë nga vëllai i viktimës Lekë Lekgjonaj.
Ndërkohë policia gjatë kontrollit në banesën e autorit i kanë gjetur edhe një arme tjetër.

“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin“, njofton policia.

Baby Boo