SPM me thirrje deri te liderët e bashkësive fetare që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve fetare


Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) në emër të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bën thirrje liderëve të bashkësive fetare dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve dhe ngjarjeve fetare ose të nxisin grumbullimin e qytetarëve dhe në çfarëdo lloj mënyre tjetër të mos respektohen masat e
miratuara për mbrojtje nga Kovid-19.

“Tre muajt e kaluar, bashkë me punonjësit shëndetësor natë e ditë punojmë në mbrojtjen tuaj, në mbrojtjen e familjeve të juaja dhe tona. Veprojmë me kujdes drejtë secilit ndaj jush dhe me dorë të shtrira t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë.

Prej atje bëjnë thirrje për përmbajtje nga mosrespektimi i masave, si dhe nga thirrja për grumbullime dhe forma të tjera të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve.

“Mos harroni edhe ne jemi njerëz, edhe ne jemi familje e dikujt, mos e rrezikoni shëndetin tonë dhe shëndetin e familjeve të juaja dhe tona me mosrespektimin e masave. Të punësuarit në MPB bën shumë punë në këtë periudhë, i rrezikuan jetët, disa u sëmurën nga virusi. Të mos lejojmë përhapjen e virusit dhe rrezikimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve, t’i respektojmë masat dhe bashkë të jemi fitimtarë”, shtojnë në kumtesë./MIA

Baby Boo