Ekzekutohet një ushtar amerikan në Afganistan


Ushtria amerikane njoftoi se një pjesëtar i saj është vrarë në Afganistan, duke bërë që numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në këtë vend të arrijë në nëntë vetëm gjatë këtij viti.

Përmes një deklarate për media, ushtria amerikane nuk ka dhënë detaje lidhur me identitetin e ushtarit të vrarë apo vendit se ku ka ndodhur vrasja.

Rreth 14 mijë ushtarë amerikanë momentalisht shërbejnë në Afganistan, vend ky ku SHBA-ja dhe NATO-ja formalisht kanë përfunduar misionin e tyre luftarak më 2014.

Forcat perëndimore që vazhdojnë të jenë në Afganistan, kryesisht trajnojnë dhe këshillojnë forcat e sigurisë afgane, të cilat po përballen me sulmet e kryengritësve talebanë dhe grupeve të tjera militante.

Muajt e fundit ndaj forcave ndërkombëtare janë kryer sulme nga forcat afgane. Më 3 nëntor, një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos në kryeqytetin Kabul. Dy sulme të ngjashme ishin kryer në provincën Herat dhe Kandahar, përgjegjësinë për të cilat e kishin marrë talebanët.

Baby Boo