Ylfete Fanaj, kryetare e Parlamentit të Luzernit të Zvicrës


Këtë të martë, më 23 qershor, shqiptarja Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, do të zgjidhte kryetare e Parlamentit të Kantonit të Luzernit. Ky hap vjen pasi që një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti.

Fanaj është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007 ishte zgjedhur për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Luzernit.

Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë.

Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.

Me zgjedhjen në postin e lartpërmendur, Ylfete Fanaj ka arritur më shumë se cilido politikan me rrënjë shqiptare në politikën zvicerane.

Gazeta Luzerner Zeitung i ka kushtuar asaj një portret të gjerë në numrin e sotëm.

Ajo në një postim të saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se është e nderuar me marrjen e këtij e detyrës së re.

“Është një nder për mua të marr përsipër këtë detyrë me përgjegjësi. Mezi pres të gjitha takimet këtë vit”, ka shkruar Fanaj.

https://www.facebook.com/ylfete.fanaj/posts/10158324196752357

Baby Boo