Ekspertët: Ulet doza e optimizmit për emrin


Ulja e dozës së optimizmit të funksionarëve shtetëror për zgjidhjen e emrit ndodh për shkak të fazës në të cilën ndodhen negociatat, vlerësojnë ekspertët. Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” gjithsesi beson se palët janë të vetëdijshme se kjo mundësi që kanë tani mund të jetë e papërsëritshme.

Tani kemi arritur në fazën më të fundit, më delikate të problemit me emrin, ku tejkalimi i problemeve është më i vështirë. Prandaj mund të ketë zvogëlim të caktuar të dozës së optimizmit. Mendoj se më mirë është ky optimizëm të jetë disi më i balancuar, të mos shkaktohen pritje tejet të mëdha, sepse pastaj do të jetë problem në rast të mos-zgjidhjes së kontestit – deklaroi Zoran Neçev, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” .

Sipas Neçevit, se zgjidhja e emrit mbetet çelësi që zhbllokon integrimin tonë në BE dhe NATO, është rikonfirmuar tashmë nga vetë përfaqësuesit e lartë të këtyre organizatave ndërkombëtare.

Deklaratat e përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe të atyre të vendeve anëtare janë në drejtim të inkurajimit të Qeverisë së Maqedonisë, të vazhdojë në rrugën evropiane, ta vazhdojë t’i zbatojë reformat e filluara përmes Planit 3-6-9 dhe të jep shtysë para së gjithash politike në zgjidhjen e problemit rreth emrit, me atë se edhe përskaj raportit pozitiv të Komisionit Evropian, që Këshilli Evropian të jep “dritë jeshile” dhe datë për fillim të negociatave është e nevojshme zgjidhje e çështjes së emrit – theksoi  Zoran Neçev.

Muajt në vijim janë kyçe për të ardhmen evropiane të vendit. Takimi i radhës mes ministrave Dimitrov e Kocias është më 3 dhe 4 maj kurse nga takimet e fundit me ndërmjtësin Metju Nimic ditë më parë, nuk u dha pothuajse asnjë detaj për publikun.

Baby Boo