Hoxhaj: Serbia ta ndalë keqtrajtimin e artistëve, ose pason reciprociteti


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj keqtrajtimeve që policia kufitare e Serbisë po u bën artistëve nga Kosova të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në festivalin e përvjetshëm qe mbahet në Beograd “Mirdita DobrDan”.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj këto pamje i quajti të turpshme. Ai i bëri thirrje qeverisë së Serbisë që t’i ndalë keqtrajtimet ndaj qytetarëve të Kosovës, duke paralajmëruar për masa reciprociteti nëse veprime të tilla vazhdojnë.“Pamje të turpshme në kufirin me Serbinë, ku autoritetet e atjeshme poi keqtrajtojnë artistët kosovarë që po udhëtonin për në Beograd. U bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që t’i ndalojnë këto veprime, përndryshe do të pasojë reciprociteti. Si mund të flasim për normalizim kur Serbia bllokon artistët për të marrë pjesë në ekspozita”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

Baby Boo