Eksluzive: Ja emrat e kandidatëve të Lëvizjes Besa për deputet


Lëvizja BESA tanimë ka caktuar kanidadtët e saj për deputet në kuadër koalicionit me LSDM-në. Gazeta KOHA ekskulzivisht mëson emrat e kanidadatëve për deputet nga Lëvizja BESA për deputet.

Siç mëson KOHA në Njësinë numër Një, në listën e koalicionit me LSDM-në i renditur me numrin 7 do të jetë Kastriot Rexhepi, ndërsa në këtë njësi do të gjendet në listë edhe Jonuz Fejzullahu. Në Njësinë zgjedhore numër dy në pozitën fitues numër shtatë të listës së kanidadatëve të koalicionit do të jetë ish-kryetari i Komunës së Haraçinës, Basri Bajrami, ndërsa në listë do të jetë edhe Shenasi Xheladini kanidadatë i Lëvizjes BESA.

Në Njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste do të jetë kreu i BESËS, Biall Kasami, ndërsa në listë me numër katër do të jetë ish-deputeti Fadil Zendeli, ndërsa më poshtë pas tij do të renditen edhe Hatije Etemi, Abdush Demiri, Fatlinda Jaja, Fatmir Sabriu, Florie Sinani, Isein Ajdari, Sihana Rexhepi, Adnan Azizi.

Ndërkaq në Njësinë e pestë zgjedhore në pozitën numër tre në listën e kanidatëve për deputet të koalicionit dso të jetë Melinda Rashidi.
Këto janë emrat e kandidatëve për deputet nga Lëvizja BESA të cilët pritet të shpallen edhe zyrtarisht me emrat tjerë të partnerit të koalicionit gjatë ditës së martë.

Baby Boo