Ekskluzive: Muhamed Zeqiri në lojë për kandidat konsensual për president?


Burime partiake kanë thënë për Gazetën Lajm se deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri është në mesin e kandidatëve më serioz për kandidat konsensual në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në pranverë. Përparësi e Zeqirit, që e bën në mesin e favoritëve kryesorë për kandidat presidencial, janë simpatitë që i gëzon ai njësoj sikur te elektorati maqedonas, poashtu edhe te elektorati shqiptar.

Zeqiri gjatë ditës së sotme ka qenë i pakapshëm për të komentuar këto informacione. Mirëpo burime partiake thonë se ai përveç në LSDM gëzon mbështetje edhe tepartnerët tjerë të koalicionit.
Zgjedhjet presidenciale do të shpallen në 2 ose 3 shkurt, kurse do të mbahen në muajin mars, eventualisht edhe në prill, nëse mbahen dy raunde zgjedhore. Deri tani janë përmendur disa emra të kandidatëve të mundshëm, kurse deputeti Zeqiri është emri më serioz.

Baby Boo