EKSKLUZIVE/ KUSH ËSHTË DEPUTETI QË KA 1.2 MILION EURO PASURI ME LIBRA, MERR PARA EDHE NGA 2 BASHKI


Sa euro kishte brenda një Toyota Yaris e kapur në Durrës, aq ka edhe një deputet i Kuvendit pasuri librash.

Bëhet fjalë për deputetin e PS Fate Velaj, raporton ekskluzivisht newsbomb.al. Velaj, sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2017, siguruar nga newsbomb.al ka deklaruar se posedon një fond librash, në vlerën 1.2 milionë euro.

“10 000 libra e katalogë me vetëautorësi botuar në Tiranë, Bukuresht, Bari, Kairo, vlera 10 -40 euro secili, në total 1 200 000 euro”, thuhet në deklarimin e pasurisë së deputetit të PS i cili për më tepër merr para edhe nga dy bashki, ajo e Pogradecit dhe ajo e Fierit mbi bazën e kontratave, shkruan newsbomb.al.

Të ardhura mujore

1) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

2) Pronar me 100 % i një makine tip ‘Chryesler Voyager’, blerë me të ardhura nga paga dhe kursimet, vlera 500 000 lekë.

3) Gjendja e depozitës së kursimeve në Raiffeisen Bank në Vjenë, 20 000 euro.

4) Gjendja e depozitës së kursimeve në Raiffeisen Bank në Tiranë, 130 000 lekë.

6) Gjendja e depozitës së kursimeve në Raiffeisen Bank në Tiranë, 42 000 euro.

7) 10 000 libra e katalogë me vetëautorësi botuar në Tiranë, Bukuresht, Bari, Kairo, vlera 10 -40 euro secili, në total 1 200 000 euro.

Të ardhura të familjes

1) Bashkëshortja, Znj. Klarita Velaj, të ardhura nga paga mujore, 2 084 euro.

2) Vajza, Znj. Helena Velaj, të ardhura nga bursa + kompensim familjar nga shteti austriak, 432 euro.

3) Djali, Z. Romel Velaj, të ardhura gjatë shërbimit civil, 650 euro.

4) Bashkëshortja, Znj. Klarita Velaj, të ardhura nga rroga si financiere në firmën ‘Lausch and Co’, Vjenë -Austri, 28 000 euro/vit.

5) Bashkëshortja, Znj. Klarita Velaj, të ardhura nga kompensimi i shtetit austriak për fëmijët studentë, 5 500 euro/vit.

TË ARDHURA ME DETYRIME TË SHLYER NGA TË TRETË:

1) Të ardhura nga Bashkia Pogradec sipas një kontrate të lidhur në maj 2009 në shumën 8 000 000 lekë për punë të kryera. Detyrimi i bashkisë Pogradec ndaj deklaruesit ka nisur të shlyhet vetëm pas një vendimi gjyqësor që ka nxjerrë fitues Z. Velaj. Në vitin 2017 janë përfituar 3 000 000 lekë ndërsa mbeten për t’u marrë edhe 5 000 000 lekë.

2) Të ardhura nga Bashkia Fier sipas një kontrate të lidhur në vitin 2012 në shumën 5 000 000 lekë për punë të kryera. Detyrimi i bashkisë Fier ndaj deklaruesit ka nisur të shlyhet vetëm pas një vendimi gjyqësor që ka nxjerrë fitues Z. Velaj. Në vitin 2017 janë përfituar 2 500 000 lekë ndërsa mbeten për t’u marrë edhe 2 500 000 lekë./NewsBomb

Baby Boo