Ekskluzive/Flasin familjarët e viktimës 34 vjeçare: U infektua gjatë transferimit në spital. Para se të vdiste…(VIDEO)


Familja Kusha nga Librazhdi ka pësuar një humbje të rëndë gjatë kësaj pandemie, ku vajza e tyre 34-vjeçare vdiq nga Covid-19.

Të ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në N24, babai dhe vëllai i të resë, kanë rrëfyer jetën plot vuajtje dhe vdekjen e 34-vjeçares. Në vitin 2009 kjo familje do të humbte edhe një pjesëtar tjetër të shtrenjtë, nënën, e cila për shkak të një sëmundje të rëndë ndërroi jetë. 34-vjeçarja ishte çuar nga familjarët për shkak të diabetit në spitalin e Librazhdit, nga ku nga aty u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Qëndroi aty prej dy ditësh, por gjendja e saj u rëndua dhe mjekët e nisën për në spitalin e Tiranës. Pas disa ditë mjekimi intensiv familjarët e viktimës nuk ishin në dijeni se 34-vjeçarja ishte infektuar nga covid- 19, u njoftuan vetëm tre ditë më pare se e ndjera të ndërronte jetë. Njëri prej vëllezërve shprehet se vetëm pak orë para se motra të ndërronte jetë kishte shkuar në ambientet e spitalit infektiv nga ku kërkoi të dinte gjëndjen e të ndjerës.

Ndieni emisionin e plotë më poshtë:

Baby Boo