Ahmeti: Unë ju garantoj se Kurti do të tërhiqet, por do të ketë kosto për Kosovën


Shpend Ahmeti, analist, që dikur ishte bashkëpunëtor i afëri i Albin Kurtit në LVV, ka bërë një deklaratë interesante në T7.

I ftuar në emisioni debatues politik “Pressing”, z. Ahmeti ka garantuar se Kurti do të lëshojë pe në fund në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Megjithatë, z. Ahmeti vlerësoi se tërheqja e Kurtit nuk do të vie pa një kosto për Kosovën.

“Qe unë po ju garantoj që ka me u tërhjek (Kurti v.j.), por problemi i tërheqjes e kam që po vjen me një kosto. Krejt këta liderët e Ballkanit e kanë kështu: po e dhezi pak, e mandej unë jam zjarrëfikësi, të thirrin ty. E thirrin tash edhe këtë, a ka fol sot me pesë ministra të Punëve të Jashtme, Albin Kurti more.” – theksoi z. Ahmeti në “Pressing” të T7.

(https://uniforumtz.com/)

Baby Boo