Ekonomia e Turqisë drejtë kolapsit

Turqia po përpiqet me dëshpërim për të ndalur një kolaps në monedhën e vet, që mund të shkaktojë një krizë ekonomike, vetëm një muaj para zgjedhjeve.

Baby Boo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar të mërkurën lëkundjet e kursit të këmbimit valutor gjatë një darke iftari në Kompleksin Presidencial në Ankara.

“I bëj thirrje të gjithë popullit tim: Ju lutem, mos e ndërroni monedhën kombëtare me valutë. Të vazhdojmë manovrimin me monedhën tonë kombëtare. Kjo është atdhedashuri, respekt për atë që është kombëtare dhe vendore. Nëse i dalim për zot kësaj, atëherë e nesërmja do të jetë shumë më ndryshe për ne. Turqia u ka bërë ballë shumë vështirësive e sprovave deri më sot. Me lejen e Allahut dhe mbështetjen e kombit tonë, Turqia do ta përballojë edhe këtë çështje”, është shprehur Presidenti Erdogan.

Por kriza e monedhës u përshkallëzua shpejt në fillim të këtij muaji pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se donte të merrte kontrollin mbi përcaktimin e normave të interesit, të cilat ai e përshkroi si “nëna dhe babai i të gjitha të këqijave”.