Egjipt, dë*nohen me vd*ekje 24 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane


Një gjykatë egjiptiane dë*noi të enjten me vd*ekje 24 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane, të ak*uzuar për përfshirje në vr*asjet e oficerëve të policisë në dy raste të veçanta.
Gazeta shtetërore “Al-Ahram” raportoi se Gjykata Penale Damanhour kishte dë..*nuar me vd*ekje 16 të pandehur të lidhur me Vëllazërinë Muslimane, duke përfshirë Mohamed Sweidan, udhëheqësi rajonal i organizatës, për përfshirjen në një su*lm me bo*mbë ndaj një autobusi policie në vitin 2015 në qytetin Rashid, ku u vr*anë tre policë dhe 39 të tjerë u pl*agosën.

Gjashtë të pandehur u gjykuan në mungesë.
E njëjta gjykatë dënoi gjithashtu me vd*ekje tetë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane, përfshirë dy në mungesë, të aku*zuar për vr*asjen e një oficeri policie në dhjetor 2014 në qytetin Ad Dilinjat në Beheira.
Çështja u pezullua për tre të pandehur për shkak të vd*ekjes së tyre.
Gazetat nuk sqaruan nëse vendimet ishin përfundimtare apo mund të apeloheshin.

Nuk ka shifra të sakta mbi dë*nimet me vd*ekje të dhëna në Egjipt këtë vit, me përjashtim të 10 dë*nimeve në prill dhe atyre të konfirmuara kundër 12 udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane në 2013.
Vëllazëria Muslimane u themelua në 1928, kurse pas gr*usht shtetit ushtarak në Egjipt në korrik 2013, grupi u nxor jashtë ligjit dhe shumica e udhëheqësve të tij u arr*estuan, përfshirë presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammed Morsi. Morsi ndërroi jetë në vitin 2019, gjatë një seance dëgjimore në sallën e gjyqit, kur, pasi u sëmur, nuk iu dha ndihma në kohë.

Baby Boo