E frikshme, burri sulmohet nga banda e majmunëve


Një burrë është sulmuar nga një grup majmunësh në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Indinë Veriore, ai po kthehej në shtëpi kur majmunët iu vërsulen duke e hedhur në tokë.

Pamjet tregojnë momentin kur njëri nga majmunët i hidhet sipër Nikunj Goyal, shitës temjani në qytetin e Vrindavanit të Indisë, dhe e hedh në tokë.
Më pas, dy majmunë të tjerë kërcejnë mbi të dhe e kafshojnë. Ishte fqinji i tij që i erdh në ndihmë Goyal.
Viktima pësoi kafshime dhe gërvishtje nga sulmi.

Baby Boo