Eftovit nuk i ecë drejtorllëku, të gjithë të punësuarit refuzojnë kontratat e reja


Revoltë e madhe ka shpërthyer në televizionin me licencë nacionale “ALFA” në Maqedoni, Shkruan Fakte. Drejtori i ri, Vasko Eftov, një albanofob i dëshmuar tanimë, të gjithë të punësuarve u ka propozuar kontrata të reja me të cilat në vend se në afat të papërcaktuar, ai u ka propozuar që çdo tre muaj t’ua vazhdojë kontratat, me qëllim të ketë mundësi në kontinuitet t’u ushtrojë presion gjatë punës.

Mirëpo kjo ide nuk iu ka realizuar pasiqë të gjithë të punësuarit kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e reja. Në mbrojtje të të punësuarve ka dalur edhe sindikata e gazetarëve, duke thënë se situata në këtë medium është para shpërthimit./FAKTE.Net

Baby Boo