Efremov: Policia e Maqedonisë me uniforma të vjetëruara


Martin Efremov, kryetari i degës së sindikatave në kuadër të Sindikatës së Pavarur të Policisë, në konferencën e sotme për shtyp para Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton se MPB që dhjetë vjet nuk ka blerë uniforma për policinë.

“Disa herë Ministria ka dal me data konkrete për blerjen e uniformave të reja, por asnjë datë nuk është respektuar. Kërkojmë nga MPB menjëherë të blej uniforma të reja sepse verën e kaluam me një këmishë, por dimri është afër nuk e dimë se çarë do të bëjmë. Policia zyrtare janë të angazhuar në punë gati se çdo ditë, ndërsa jo rrallë edhe dy herë në ditë. E drejta për pushim gjatë javës pothuajse tërësisht është shkurtuar, ndërsa jeta private është e pamundur.” Tha Martin Efremov.

Ai para mediave e nxori një kapelë të vjetër të policisë e cila, siç tha ai, tregon fytyrën e vërtetë të policisë, të venitur, të brishtë dhe e shëmtuar.

Baby Boo