Të moshuarit thonë se po ndihen shumë mirë pas marrjes së vaksinës


Disa nga të moshuarit të cilët janë vaksinuar kundër virusit Covid-19, në sallën “1 Tetori”, u shprehën se po ndihen shumë mirë.
Qytetari Bahri Nuzha, tha se nuk po vëren ndonjë efekt anësor nga vaksina “Astrazeneca”.
“Po ndihem shumë mirë. Djali më ka drejtuar për ta marrë vaksinën” , u shpreh ai.

Edhe një e moshuar tjetër tha për Ekonomia Online se nuk po vëren komplikime shëndetësore pas marrjes së vaksinës.
Për tri ditë në sallën “1 tetori” janë vaksinuar 512 persona mbi moshën 85 vjeçare.

Baby Boo