Edukatorja e kopshtit në Fier, ku u mbyt 3 vjeçari, e pafajshme! Ekspertiza konfirmon versionin


Del ekspertiza për shkakun e humbjes së jetës së 3-vjeçarit në kopështin e Fierit. Ngjarja që ndodhi para disa javësh.Në përfundim, ekspertiza mjeko-ligjore arriti në konkluzionin se i mituri është mbytur me zinxhirin e xhupit. Versioni i edukatores vërtetohet.Rezultati konfirmon versionin e edukatores Redina Binjaku, e cila u ndalua për veprën e shkeljes së rregullores në punë.Në dokumet shkruhej se “në trupin e të miturit, nga këqyrja e jashtme, u konstatua shirit ekimotik strangulimi në qafë, i cili projektohet në pjesën e përparme dhe anësore të qafës dhe me zbehje në të dyja anët e qafës, në nivel të përparmë të muskulit ku projektohet arteria karotide që furnizon trurin”.Ngjarja e rëndë u shënua në 7 janar. Fëmija u gjet përmbys nga edukatorja dhe u dërgua në spital pa shenja jete.Familjarët e të miturit kërkuan drejtësi pasi nuk besonin që ishte mbytur aksidentalisht. Kopshti privat në Fier u mbyll me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Rezultati i ekspertimit i jep fund dyshimeve.

Baby Boo