Edita Tahiri lëshon “bombën”: Ideja e Thaçit për “korrigjimin” e kufijve, ide serbe!


Ish-shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Veriu dhe Lugina e
Preshevës s’mund të shkëmbehen. Ka argumentuar se këto dy pjesë janë toka shqiptare.
Edita Tahiri ish-ministrja për dialog dhe kryenegociatore (ADK) e dialogut Kosove -Serbi ne Bruksel
për “Presheva Jonë” ka dalë me deklaratë me të cilën kundërshton fuqishëm idenë e rrezikshme për
ndryshimin e kufijve. Ajo ka thënë se “ideja e Thaçit për “korrigjimin” e kufijve, është ide serbe, pas
së cilës qëndron Rusia dhe projekti i Serbisë së Madhe.
Presheva i tha qartë Thaçit: Bashkim po me Kosovën, por jo në dëm të Kosovës
Prandaj, Tahiri ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt të miratojë rezolutën kundër ndryshimit
të kufijve si vijë e kuqe në Dialogun e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, të
lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga SHBA-të.

Baby Boo