Del videoja/ Si u bastisën shtëpitë e ‘të fortëve’ në Nikël. Kush e mbante shpatën?


Policia e Shtetit poston videon e operacionit dhe tregon se si u kapën në befasi 5 të fortët e Niklës brenda vilave të tyre. Operacioni u zhvillua pa zbardhur dita dhe kur gjithë Nikla s’;kishte energji elektrike.

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e aksionit të zhvilluar në orët e para të së mërkurës, ku u gjunjëzua Nikla e njohur për tritolin dhe jo vetëm në Krujë, atje ku u arrestuan 5 persona. Siç shihet edhe në video, grupe të FNSH-së, e RENEA-s të armatosur e të maskuar kanë hyrë në vilat e ‘të fortëve’ dhe kanë sekuestruar armë, municione dhe sende të tjera. Ajo që të bie në sy mes sendeve të sekuestruara është një shpatë, që nuk dihet ende kush prej ‘të fortëve’ e mbantë në vilën e tij.

Operacioni u zhvillua në terr total, pasi polcia ishte siguruar të ndërpriste energjinë elektrike para se të mësynte në shtëpitë e të fortëve, për tu siguruar që do t;i gjente të gjithë aty, madje disa prej tyre në gjumë.

Kujtojmë që nga 11 të ndaluar, 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.

Ndërsa persona të tjerë të arrestuar janë Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu dhe Skënder Leza. Në total janë pesë të arrestuar. Burimet bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë urdhër arresti për Durim Bamin dhe Flamur Haken, të cilit deri në këto momente i është sekuestruar një mjet i blinduar dhe është liruar nga masa e ndalimit. Mësohet se Flamur Haka, pas marrjes në pyetje është liruar nga policia e Durrësit.

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Nikël të Krujës

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarine e grupeve kriminale ne Nikël të Krujës, zhvilluar keto hetime ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura, Policia e Shtetit, perkatesisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale ne bashkepunim me Prokurorine, kanë arritur te ndalojne në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykates, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale.

Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u shoqeruan nje numer personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:

• Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
• Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
• Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë ;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.

Baby Boo