Edi Ramës i lexohet statusi i Albin Kurtit, refuzon ta komentojë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë urimin e fitores dhe mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Shqipërisë, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edi Rama është pyetur se çfarë komenti ka për shkrimin e Kurtit në facebook, derisa kryeministri shqiptar refuzoi të komentojë.
“Nc, nc, nc, nc… edhe sikur ta nxjerrësh sondazhin (diskutim i mëhershëm), nuk kam asnjë koment”, ka thënë Edi Rama.

Tutje, Rama tha se nuk flet as pas datës 26, dita e parë pas zgjedhjeve. Ai tha se e shtyen periudhën e mosfoljes.
“Nuk kam thënë ‘do të flas me datën 26’. Kam thënë ‘nuk flas deri me datën 26’. Thjesht shtyj periudhën e mosfoljes”, shtoi Rama.

Kurti votoi në ditën e zgjedhjeve të Shqipërisë si kryeministër i Kosovës. Ky veprim i tij u kritikua nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Kjo e fundit tha se për të është e papranueshme dhe e pakuptueshme se çfarë është e gjithë kjo (veprimi i Kurtit).

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”., tha Rama.

Nga Vetëvendosje në Shqipëri kandiduan si deputetë të pavarur, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu. Asnjë nga këta nuk arriti të bëhet deputet.