Edi Rama po planifikon t’ia shesë Serbisë Telekomin Shqiptar?


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po del të jetë duke përgaditur terrenin që t’ia shesë telekomin shqiptar kompanisë serbe “Telekom Serbija”. Gazeta serbe “Blic” raporton se gjasat që një biznes i tillë të ndodhë ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë janë të mëdha. Në Telekomin serb nuk kanë pranuar të japin detaje meqë konsiderojnë se mund të dëmtojnë procesin pasi janë në garë edhe me disa kompani tjera për ta blerë “Telekom Albania”
Operatori më i madh në Shqipëri “Telekom Albania” është në shitje. Blerësi potencial i këtij aseti shqiptar mund të jetë “Telekom Srbija”.

Kështu shkruan gazeta serbe “Blic”, e cila citon zyrtarë serbë se janë të interesuar të blejnë telekomin shqiptar, aktualisht, pronë e “Deutsche Telekom”.

Interesimi për ta blerë “Telekom Albania” është test i rëndësishëm i pozicionimit të “Telekom Serbija” si lider rajonal në fushën e telekomunikacionit. Jemi duke shqyrtuar ofertën dhe jemi në konkurrencë me operatorët e tjerë. Prandaj, edhe s’mund të japim detaje tjera”, thuhet në deklaratën e “Telekom Srbija” dhënë gazetës Blic.

Në këtë mënyrë, Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë edhe një hap në drejtim të forcimit të lidhjeve të tij me Presidentin Aleksander Vucic, të cilin e pati vizituar disa herë në Beograd.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/edi-rama-po-planifikon-t-ia-shese-serbise-telekomin-shqiptar-580762/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo