Edi Rama mundohet ta zbusë skandalin me hartën ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë, editon videon


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në Samitin e Ohrit të organizuar nga treshja Rama-Zaev-Vuçiq në kuadër të nismës për “minishengen”, kishte thënë se Kosova nuk mund të marrë pjesë në organizime të tilla në të cilat marrin pjesë shtete të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”, kishte shkruar Thaçi më 9 nëntor duke iu referuar Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shkruan Gazeta Express.

Por duket që përveç Serbisë së Vuçiqit, Kosovën nuk po e ‘njeh’ as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, cili këtë muaj ka sulmuar në vazhdimësi Kosovën e politikanët kosovarë në mbrotje të nismës së tij dhe Vuçiqit për ‘minishengenin’.

Ai sot në faqen e tij zyrtare teksa ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ka përdorur një hartë në të cilën Kosova është pjesë e hartës së Serbisë.

Megjithatë duke parë një skandal të tillë, Rama ka ndërhyrë duke edituar videon, dhe duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta.

Baby Boo