Vetura hyn në mesin e këmbësorëve në sheshin e Prishtinës


Një veturë me targa të huaja ka hyrë në pjesën që është e paraparë vetëm për këmbësorë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në fotografitë e siguruara nga media, vetura shihet në lëvizje në mesin e shumë këmbësorëve që ishin aty.

Kohët e fundit ka pasur rritje të dukshme të aksidenteve me fatalitet në komunikacionin e Kosovës, përderisa institucionet vazhdimisht bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut.

Baby Boo