Edi Rama feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur


Kryeministi, Edi Rama feston sot ditëlindjen. Ai ka mbushur sot 57 vjet. Ai lindi në 4 korrik 1964, në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.
Rama karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 ai u zgjodh kryeministër i shqiptarëve, post që e zotëron edhe sot, ndërsa llogarit mandatin e tij të tretë qeverisës, pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit.
Ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që sot festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.
Në lidhje me këtë Rama ka bërë një postim ku ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shkruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.

Baby Boo