Edhe pse ngrohet me dru, tetovari merr faturën 1 500 euro nga EVN-ja


Mbrëmë në rrjetet sociale në qendër të vëmendjes ka qenë fatura e energjisë elektrike prej 1 500 eurosh që u publikua nga tetovari G.S.
Derisa 1 muaj më herët fatura ka qenë vetëm 2 186 denarë, fatura e muajit të fundit (dhjetor) është në vlerë prej 89 583 edhe pse familja e tij ngrohen me dru.

Tetovari në formë tallje me EVN-në ka uruar vitin e RI me këtë faturë dhe thotë se është një sezon special.
Dhe reagimet e qyetarëve kanë qenë të ndryshme. Disa i kanë shkruar se “pse nuk ka treguar me herët se ka fabrikë” etj.
Përndryshe Tetova ka qenë qendër e protestave kundër rritjet së çmimit të energjisë nga EVN-ja dhe protestat e tilla kanë vazhduar edhe të premten e këtij viti të ri.

Baby Boo