Kjo është mosha e personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 69.697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.608 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.063 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.026.

Baby Boo