Edhe PD-ja e Shqipërisë propozon rezolutë kundër idesë së Thaçit


Në një kohë që në Kosovë vazhdojnë debatat e forta në lidhje me propozimin e Thacit për korrigjim të kufijve me Serbinë , në Tiranë PD I ka idete e qarta.

Partia Demokratike po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të një pjesë të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.

Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës dhe reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.

Ndërkohe qeveria shqiptare ende nuk ka një qëndrim zyrtar nëse është apo jo dakort me propozimin e Thacit. Sakaq presidenti Meta në një reagim të vetëm të bërë për këtë cështje u shpreh kundër rishikimit të kufijve mes dy vendeve./Pacensure

Baby Boo