Edhe një fshat tjetër i Tetovës i mbyll kafenetë për shkak koronës


Në fshatin Sellcë të Tetovës, nuk ka lokale të hapura. Kush dëshiron të pijë kafenë duhet të shkojë dikund tjetër. Bashkësia Vendore së bashku me pronarët e kafeterive dhe qytetarët tjerë unanimisht kanë vendosur që të kontribuojnë në parandalimin e infektimeve të reja me COVID-19, të paktën në vendbanimin e tyre.

Bashkëfshatarët me Bashkësinë Lokale sollën vendim që ta kemi nën kontroll këtë sëmundje dhe të ketë sa më pak infektime. Reagimi I pronarëve të lokaleve ka qenë pozitiv. Me vetëdëshirë I kanë mbyllur. Kemi një vendim që është nënshkruar nga të gjithë dhe lokalet do të mbyllen për 14 ditë’

Nga Bashkësia Lokale e Sellcës thonë se nuk duhet fshehur infektimet, pasi zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë njerëzish.
Jo vetëm në Sellcë, infektime ka në të gjitha fshatrat. Por fatkeqësisht disa fshatra I fshehin këto gjër. Kjo është sëmundje, nuk duhet të fshehet”

Qytetarët kanë mirëpritur këtë vendim dhe këtë masë. Thonë se kjo është ndër masat që mund të ndikojë në mbrojtjen e popullatës nga infektimet.
“Arsyeja është për shkakun e sigurisë së fshatit nga COVID-19 që është kudo në botë. Të jemi më të sigurtë në fshat, ta ruajmë shëndetin”
“E respektojmë popullin, shqiptarët, I respektojmë masat”

Një tjetër thotë se situata ditëve të fundit është rënduar jo vetëm në fshatin e tyre por gjithandej rajonit të Tetovës.
“Vdekje ka. Sot kemi xhenaze, dje pardje patëm xhenaze, rend katër ditë. Cka është, vetëm Zoti e di”

Jo vetëm Sellca, por disa vendbanime të Rajonit të Tetovës, tashmë kanë marrë vendime për t`i mbyllur lokalet. E gjithë kjo vjen si pasojë e rritjes së lartë të infektimeve me COVID-19 që rajonin e Tetovës e ka vendosur në krye të listës në nivel vendi.

Baby Boo