QEVERIA: PA GAZSJELLËSIN, DËMI DO TË JETË SHUMË MË I MADH


Ndaj kërkesës së “E duam Vodnon” a reaguar Qeveria nëpërmjet një komunikate. Në të thuhet se, momentalisht nuk ka aktivitete ndërtimore në Vodno, ndërsa mekanizmi është aty tashmë katër muaj. Ata po ashtu, kanë informuar se në rrjedhë e sipër janë aktivitetet për projektim të trasesë së re, me qëllim të sigurimit të një traseje me të cilën do të mbrohet maksimalisht ambienti.

“Traseja e re do të shkaktojë harxhime më të mëdha, por do të sigurohet dëmtim sa më i vogël ndaj mjedisit jetësor. Si kompensim i bimëve të dëmtuara, do të mbejllen bimë të reja me sasi disa herë më të mëdha, do të formohen zona të reja të mbrojtura në Vodno drejt Matkës dhe do të mbjellet edhe pjesa jugore. Definimi i një traseje komplet të re për këtë gazësjellës nuk është e mundur, sepse ajo do të sjellë probleme shumë më të mëdha dhe dëme për shtetin dhe qytetarët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në kumtesë gjithashtu qëndron se gazjellësi është projekt tipik ekologjik i cili do të ketë efekt pozitiv për mjedisin.

Baby Boo