“Edhe ne jemi artist” fëmijët me aftësi të veçanta pikturojnë në Galerinë e Arteve – Tetovë! (VIDEO)


Projekti i përbashkët i Galerisë së Arteve dhe Qendrës Ditore të sh.f. “liridija” me nevoja të veçanta!
Për këtë aktivitet foli edhe drejtori i Galerisë Ilir Kurtishi, i cili ishte prezent aty ku tha se kjo ishte hera e parë në Galerinë e Tetovës që bëhej një aktivitet i tillë për femijët me nevoja të vecanta, shkruan Pa Censurë.
Ai tregoi se do jetë një punë sistematike e cila do të vazhdojë për 5 ditë rresht. Aty do të mbahen edhe aktivitete tjera të artit që fëmijet për çdo ditë do të performojnë si në sferën e artit, kulturës etj.

Kurtishi tregoi edhe për familjarët e fëmijeve që ishin shumë të kënaqur me këtë aktivitet dhe që e kanë mirëpritur mjaft mirë këtë iniciativë dhe shpresojnë që këtë aktivitet ta bëjnë si traditë që të zhvillohet edhe viteve të tjera me qëllim që edhe këta fëmijë ta ndjejnë veten më mirë dhe më të afërt me të tjerët, shkruan Pa Censurë.
Ai në fund shtoi se për këtë aktivitet morën përkrahjen edhe nga Ministria e Kulturës e që po ashtu ishte edhe sponzor i gjithë këtij aktiviteti./ PACENSURË

Baby Boo