Menuja e ushqimeve në Mars! NASA ka menduar për ata që një ditë do të jetojnë në planetin e kuq


Njerëzve që do të zhvendosej në planetin e kuq, duhet të ushqehen. NASA dhe Agjencia Kineze e Hapësirës po mendojnë të dërgojnë astronautët e tyre në Mars brenda dy dekadave të ardhshme dhe po bëjnë gjithashtu planet se me çfarë do t’i ushqejnë ata.

Një udhëtim vajtje-ardhje deri në Mars zgjat më shumë se një vit, kështu që rezervat ushqimore duhet të jenë të mëdha. Për të transportuar një kilogram material nga Toka në hapësirë duhen rreth 10 mijë dollarë.

Komuniteti që do të jetonte në Mars do të ishte i ekspozuar ndaj rrezatimit dhe temperaturave që arrijnë deri në 104 gradë celsius. Evan Fraser, drejtor i Institutit Ushqimor në Universitetin “Guelph”, Kanda dhe Lenore Newman, drejtore e Institutit Bujqësor në Universitetin “Vraser Valley”, Kanada, autorë të librit “Darka në Mars”, shpalosin idetë e tyre për vaktet ushqimore:

Mëngjesi

Marsiani nga Toka do ta niste mëngjesin me një çokollatë me shumë proteina dhe një filxhan kafe. Kafeja në Mars do të ishte njëlloj si ajo në Tokë. Por çokollata do të ishte e përbërë nga alga të rritura në vaska uji, që përftohet nga shkrirja e akullnajave të planetit të kuq. Algat do të duhet të fertilizohen me minerale që gjenden në Mars, për të nxjerrë një produkt të ngjashëm me spirulinën, ushqimin e preferuar të astronautëve.

Dreka

Sallatë me perime të rritura falë shfrytëzimit maksimal të rrezeve të diellit, sigurisht në “ferma” nëntokësore të mbrojtura nga rrezatimi i tepruar. Pjata do të shoqërohej me një milkshake, të mbushur me qumësht dhe proteina të krijuara nga mikroorganizmat që do të rriteshin në vaskat e ujit, bashkë me algat.

Darka

Nis me një pjatë me domate dhe avokado të përzierë me fara dhe arra, pasuar nga një racion salmon dhe patate të ziera. Për ëmbëlsirë, akullore dhe kek, të shërbyera me manaferra të freskëta. Në tavolinë do të kishte edhe verë marsiane.

Perimet dhe manaferrat do të prodhoheshin në “fermat vertikale”, ndërsa arrat, avokadot dhe rrushi për verën vijnë nga pemët dhe vreshtat që do të mbilleshin në serrat e ngritura në zona të ndryshme të planetit, për t’i përafruar me klimën tokësore.

Salmoni do të prodhohej nga qelizat staminale të marra nga laboratorët në Tokë, por duke qenë se nuk mund të kultivohej peshku, praktikisht do të prodhoheshin llokma të gatshme për t’u ngrënë.

Pas darke

Dy studiuesit kanë menduar që marsiani i ri të konsumojë topa proteine të skuqura dhe pije me gaz, ose vodka të bërë nga patatja.

Baby Boo