Edhe LSDM dënon dhunën e shkaktuar nga VMRO-DPMNE dhe “E Majta”


LSDM sot përmes një kumtese ka dënuar ashpër dhunën e mbrëmshme në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe partneri i saj “E Majta” proruse.

“Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në dhunën e mbrëmshme janë lënduar 47 policë, si dhe janë shkaktuar dëme në objekte. të Kuvendit Popullor, të Kuvendit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Opinioni ka qenë dëshmitar se si banditët me kapela sulmuan policët, hodhën molotov, gjuajtën me gurë pjesëtarët e policisë dhe tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se skena të ngjashme kanë ndodhur edhe të enjten e përgjakshme më 27 prill 2017 dhe të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. Sipas tyre, pas trazirave të mbrëmshme duhet të mbajnë përgjegjësi autorët dhe organizatorët dhe nxitësit e dhunës.

“Protesta është një e drejtë e garantuar me kushtetutë, por dhuna është krim dhe përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajnë të gjithë të involvuarit, LSDM-ja, institucionet bashkë me qytetarët nuk do të lejojnë sjelljet dhe skenarët e dhunshëm të OBRM-PDUKM-së dhe “E Majta” të kërcënojnë stabilitetin e shtetit”, shtojnë në fund nga LSDM.

Baby Boo