Edhe këtë vit, shkolla fillore në Reçicë të vogël hapet vetëm për klasat e para dhe të dyta


Sot për nxënësit në shkollat fillore të Komunës së Tetovës ra zilja e shkollës, për ta po fillon një proces I ri I jetës I cili sipas të gjitha gjasave duhet ti udhëzoj në rrugë të drejt dhe të dijes.

Edhe pse me objekt të ri modern dhe me infrastrukturë evropiane shkolla e shumëpërfolur e Reçicës së vogël edhe këtë vit do të mirëpres vetëm nxënësit e klasave të para dhe ata të klasave të dyta që vitin e kaluar kanë ndjekur mësimet në pot ë njëjtën shkollë I pari që promovoi këtë institucion ishte ministri Jeton Shaqiri ai në ora 10 në mëngjes ishte prezent për të parë nga afër fillimin e vitit të ri shkollor në shkollën e re të Reçicës së vogël por si duket nuk kishte informacion se në këtë shkollë ka mungesë kuadri dhe mësimin do e ndjekin vetëm klasat e para dhe të dyta dhe akoma nukl ka mbaruar sistematizimi I nxënësve

Pas tij një orë më vonë shkollën e vizitoi edhe kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami ai nënvizoj se ende nuk janë kryer të gjitha sistematizimet edhe të nxënësve edhe të kuadrit arsimor dhe për momentin mësimin në këtë shkollë do ta ndjekin vetëm klasat e para dhe të dyta.

Kujtojmë që edhe këtë vit ka rënie të numrit të nxënësve të regjistruar sinë klasën e parë në shkollën fillore ashtu edhe në vitin e parë në shkollat e mesme, në Komunën e Tetovës, sot vitin shkollor e filluan 1033 nxënës të klasës së parë në 12 shkollat fillore dhe afër 800 nxënës të vitit të parë në shkollat e mesme. Numri i nxënësve të vitit të parë në shkollat e mesme pritet të jetë më i madh pasi pritet miratimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për uljen e pikëve të regjistrimit.

Baby Boo