Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit, e ëma: Djali ishte më i gjatë


Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Prindërit e vogëlushit kanë vendosur që të flasin për emisionin “Stop” nga momenti se si mësuan lajmin tragjik e deri tek dyshimet e tyre mbi edukatoren Redina Binjaku. Këto për shkak se kjo e fundit i ka ndryshuar disa herë versionet e saj për ngjarjes. Fillimisht prindërve u është thënë nga Binjaku se djali është gjetur pa ndjenja në krevat, i mbytur me lidhëset e bluzës.

Fëmija nuk përmendej nga gjumi tha, e kam ngritur në krahë dhe është mbytur me lidhëset e bluzës dhe më tha që është përmendur, është mirë, mos u bëj merak”, u shpreh e ëma.

“Ne sa ia kishim blerë bluzën dhe ka qenë pa lidhëse”, shtoi më tej i ati.

“Bluza nuk kishte lidhëse, kishte vetëm kapuç se djali nuk i donte afër gushës”, tha e ëma.

Baby Boo