Edhe Haraçina nesër feston ftesën për në NATO


Edhe komuna e Haraçinës nesër organizohet për të festuar ftesën e Maqedonisë për në NATO, shkruan Fakte. Nga kabineti i kryetares kanë ftuar haraçinasit që në ora 20:30 në mënyrë të organizuar të nisen drejt qeverisë.

Në njoftim thuhet:

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Haraçinës se nesër me datën 14.07.2018 ,tek Komuna jonë të tubohen të gjithë ata që duan të festojnë së bashku me ne dhe Kryeministrin z. Zoran Zaev për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe (EU)
Qeveria organizon festë të madhe për këtë sukses të vendit dhe të gjithë ata që duan ti bashkangjiten kësaj feste nesër në ora 20:30 do të nisemi drejt qeverisë për të festuar këtë sukses.

Shkojmë përpara !
#MilikijeHalimi
#ZoranZaev”- shkruan në njoftim.

Baby Boo