Zaev flet për rastin “Monstra”


Kryeministri i vendit Zoran Zaev i pyetur sot rreth zhvillimeve të fundit me rastin “Monstra”, me çrrastë prokuroria kërkon bu*rgim të përjetshëm për disa nga të akuzuarit, ndërsa Zaev kohë më parë kishte deklaruar se në bu*rg po qëndrojnë njerëz të pafajshëm, sot tha se fjalën e fundit për rastin konkret e ka gjyqësori.

Megjithatë u shpreh se të gjitha detajet që posedonte për këtë rast i ka dorëzuar në ish Prokurorinë Speciale.

“Gjithmonë e kam thënë se gjykata është ajo që e thotë fjalën e fundit. Gjithmonë kur kam dhënë përgjigje për këto çështje, kam lënë rezerva. Gjithmonë e kam thënë se fjalën e fundit duhet ta thonë organet e gjyqësisë. Më vjen mirë që arritën që përmes dorëzimit të materialeve të përgjuara të mundësohet rigjykimi i proceseve gjyqësore dhe përmes të cilave do të zbulohet e vërteta”, tha Zaev.

Baby Boo