Edhe dy raste të dyshimta me koronavirus në Kosovë, priten rezultatet


Dy djem të rinj janë shtrirë në Kliniken Infektive me dyshimin se mund të jenë prekur nga koronavirusi.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi.

Pritet publikimin i rezultateve.

Bëhet fjalë për dy të rinj që kanë udhëtuar së fundmi në Itali pasi atje u përhap virusi, të cilët kanë ardhur për t’u testuar.

Me këto dy rastet e sotme, numri i të dyshuarve që kanë kryer testet për koronavirus ka shkuar në tetë, njofton Klan Kosova.

Baby Boo