E vrau me 4 plumba të shoqin, Violeta Donaj përlotet në gjyq dhe kërkon mëshirë


E ekzekutoi të shoqin me katër plumba në tregun e Milotit.
Sot në seancën gjyqësore kundër saj Violeta Donaj ka shpërthyer në lot teksa në sallë u vendos që ajo të qëndrojë në burg. Çështja i kaloi Krimeve të Rënda pas masës që Gjykata e Laçit mori për të.

Vetë Violeta Donaj ka kërkuar falje për krimin që ka bërë, por asgjë nuk ndryshoi në qëndrimin e gjykatës për masën e arrestit.

Ngjarja ndodhi të dielën e shkuar në orët e para të mëngjesit. Violeta Donaj e ka qëlluar të shoqin Kujtim Donaj me 4 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Vetë gruaja do të shprehej në vonë përpara oficerëve dhe hetuesve se i shoqi e rrihte dhe shpesh herë bëhej xheloz pa arsye për të.

Baby Boo