E veshur nga Valdrin Sahiti, Chrissy Teigen s’është dukur ndonjëherë më bukur se mbrëmë


Chrissy Teigen ishte e pranishme dje në eventin e rëndësishëm Global Citizen Vax. Ajo u shfaq së bashku me vajzën e saj, Luna dhe të dyja bënë një paraqitje spektakolare në tapetin rozë.Modelja 35-vjeçar dhe vajza e saj 5-vjeçare ndaluan për të pozuar dhe Luna u fsheh nën fustanin e Chrissy-t, përpara se të dilte për të përshëndetur fotografët dhe fotot e shkrepura janë thjesht të mahnitshme.

Chrissy ishte personazhi i radhës shumë i famshëm që zgjodhi Valdrin Sahitin për veshjen e saj mbrëmjen e kaluar. Ajo shkëlqente me një fustan portokalli me bisht të gjatë, me dekolte të hapur dhe me një rrip në po të njëjtën ngjyrë që i theksonte linjat trupore.

Baby Boo