Qeveria: Vendimi i Ivanovit i pritur, nuk do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes


Qeveria e Maqedonisë vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për mosdekretimin e marrëveshjes me Greqinë e vlerëson si të pritur, ndërsa thonë se nuk do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes.

“Sa i përket vendimit të Ivanovit, i njëjti ishte i pritur, por kjo nuk do të ndikojë në zbatimn e fazave të marrëveshjes. Qeveria e Greqisë tanimë i ka dërguar letër BE-së dhe NATO-s”, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një deklaratë për AIM, ai tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në referendum do të jetë detyrim për gjitha partitë politike, pa marrë parasysh si do të jetë ai.

Përndryshe, presidenti Ivanov sot vendosi që të mos e dekretojë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë dhe i njëjti sërish duhet të votohet në seancë plenare nga deputetët në Kuvend.

Baby Boo